Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran/ Tarifa 20% mbi ngarkesat, si ndryshon bllokada e re në Ngushticën e Hormuzit

13/07/2026 18:39

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të rivendosur bllokadën ndaj porteve iraniane në Ngushticën e Hormuzit nuk është i pari i këtij lloji.

Në prill, SHBA-ja njoftoi se do të ndalonte ose kthente mbrapsht anijet që udhëtonin drejt ose nga portet iraniane, me synimin për të kufizuar të ardhurat e Teheranit nga eksportet e naftës dhe për të rritur presionin ekonomik ndaj Iranit.

ë atë kohë, Trump deklaroi se nuk do të lejonte Iranin të përfitonte nga shitja e naftës, ndërsa Teherani e cilësoi masën si “pirateri”.

Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) ka theksuar se, sipas së drejtës ndërkombëtare, asnjë shtet nuk ka të drejtë të bllokojë lundrimin në ngushticat që përdoren për tranzit ndërkombëtar.

Më 17 qershor, SHBA-ja dhe Irani kishin arritur një memorandum mirëkuptimi për heqjen e bllokadës dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ndryshe nga masa e mëparshme, Trump ka njoftuar tani edhe vendosjen e një tarife prej 20% mbi të gjitha ngarkesat që kalojnë nëpër këtë rrugë strategjike detare, duke deklaruar se të ardhurat do të përdoren për mbulimin e kostove të sigurisë.

Megjithatë, administrata amerikane nuk ka sqaruar ende se si do të zbatohet kjo tarifë në praktikë.

Top Channel