Zbulohen bisedat në SKY ECC, trafikantët e drogës ranë në dashuri me vajzat në Ekuador: Si ndahet më latines, gjithë ditën…
Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në një intervistë për median serbe “Euronews Serbia”, kreu i qeverisë shqiptare zbuloi dhe arsyen, pse sipas tij, nisma e “Ballkanit të Hapur” u konsiderua si “një ide e tmerrshme”.
“Ishte një ide e tmerrshme vetëm për një arsye, se unë dhe Vuçiç ishim pas saj. Nëse do të hiqnim emrat tanë dhe do t’i zëvendësonim me, të themi, pesë të tjerë, do të konsiderohej një ide e shkëlqyer. Kështu funksionon gjithçka në Ballkan”, tha Rama.
Në intervistën për median serbe, kryeministri shqiptar vlerësoi gjithashtu transformimin e Malit të Zi dhe progresin në rrugën e integrimit.
“Merita është e denjë. Mali i Zi ka qenë i jashtëzakonshëm në mënyrën se si është transformuar, nga një anije e lidhur me kontrabandën në një nëndetëse të verdhë që të gjithë e pëlqejnë. Ua heq kapelën; e respektoj këtë. Ata kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm, por vetëm kjo nuk mjafton”, shtoi Kryeministri.
Në intervistën, që pritet të transmetohet e plotë mbrëmjen e të martës, kryeministri Edi Rama është shprehur se Evropa sot ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Evropën.
Top Channel