Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve/ Rama ndan pamjet pas darkës me Macron në Pallatin Elysee, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij

13/07/2026 22:55

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar fotot pas darkës me Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron në pallatin Elysee në Paris, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij. 

Takimi ka mbledhur krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.

Më 14 korrik 2026, po me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

Top Channel