Pas vdekjes së Lindsey Graham, motra e tij emërohet senatore e përkohshme në SHBA: Do ta çoj përpara këtë përgjegjësi
Forcat amerikane kanë goditur një nëndetëse iraniane dhe një strukturë për mirëmbajtjen e anijeve në Iran, duke përdorur për herë të parë në operacione luftarake dronë sulmi detarë pa pilot, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).
Sipas CENTCOM, sulmi u krye të dielën në portin e Bazës Detare Bandar Abbas, ku u përdorën disa mjete sipërfaqësore pa pilot të tipit Corsair.
Tre dronë detarë sulmues goditën objektivat në bazën iraniane, ndërsa ushtria amerikane deklaroi se operacioni kishte si qëllim dobësimin e aftësisë së Iranit për të vijuar sulmet ndaj anijeve tregtare.
“Goditjet e natës së kaluar ulën aftësinë e Iranit për të vazhduar sulmet ndaj anijeve tregtare”, tha CENTCOM në një postim në platformën X.
Ky operacion shënon herën e parë që ushtria amerikane përdor mjete detare pa pilot në një operacion luftarak, një teknologji që është përdorur gjerësisht edhe nga Ukraina në konfliktin me Rusinë.
Yesterday, using multiple one-way attack surface drones, CENTCOM forces successfully struck a submarine and ship maintenance facility in Iran. Three Corsair unmanned surface vessels hit the port at Bandar Abbas Naval Base, marking the first time American forces have employed sea… pic.twitter.com/bOM2kmgRxz
— U.S. Central Command (@CENTCOM) July 13, 2026
Top Channel