“Të krijohen parti”/ Protestat para Kryeministrisë, akademiku Fuga: Disa elementë do ta pasuronin skenën politike, bota moderne nuk njeh mënyrë tjetër

13/07/2026 19:43

Protesta flamingo e nisur kundra resortit në Nartë, mund të jetë bazë e ristrukturimit politik në Shqipëri.

Në analizën e profesor Artan Fugës, kjo energji popullore heterogjene duhet të futet brenda kuadrit kushtetues dhe parlamentar, duke ruajtur unitetin e protestës.

“Mund të kishte vend për të strukturuar një parti e gjelbër, parti ekologjiste, e cila mund të tërhiqte një elektorat shumë të gjerë për një kohë shumë të shkurtër mund të trokiste në Parlament. Kemi prurje emigrantësh, prurje sociale, demografike, kërkesa të tyre… për mua brenda lëvizjes kishte segmente dhe kishte potencial për t’u fragmentuar në parti politike të cilat do e pasuronin, do e gjallëronin skenën politike të Shqipërisë, do iknin nga modeli i partive të vjetra që janë shumë ideologjike”, u shpreh Fuga.

Studiuesi Artan Fuga e sheh të gabuar strategjinë e nismëtarëve të protestës që janë kundër krijimit të partive politike të reja; duke sjell një ngërç shoqëror.

“Zgjidhja për këtë nuk është që pluralizmi i partive, parlamentarizmi apo një lloj lulëzimi të partive ti vihet kryqi. Se ska mënyrë tjetër, nuk njeh mënyrë tjetër bota moderne. Unë mendoj që këtu është problemi. Mungesa e mekanizmave siç është i grevës së përgjithshme në perëndim, bën që protesta brenda vetes të radikalizohet. Dhe siç thuhet në filozofinë politike : Një shoqëri që nuk ka mekanizmat e modifikimit të vetvetes çfarë bën? Shkon me kokë te muri drejt radikalizimit”, tha Akademiku.

Reagimi ndaj kërkesave të protestuesve sipas fugës nuk është çështje individuale por është mënyra si funksionon sistemi dhe si sjell nevojën urgjente për ndryshimin e kodit elektoral.

“Ka një piramidalizim te roli i kryeministrit, kurse në shoqëritë e sotme moderne kryeministri je po nesër largohesh. Në shqipëri kjo nuk ndodh. Një mandat një kryeministër, kjo i zgjidh të tëra”, shtoi Fuga.

Në vlerësimin e akademikut Fuga, shpërthimi i protestës nuk ishte i beftë saç  ishte arsyeja e pikënisjes.

Top Channel