Prej 7 orësh të bllokuar në tragetin Durrës-Bari, defekti pengon daljen e automjeteve dhe kamionëve
SPAK ka paraqitur kërkesat për dënim për Pirro Xhixhon dhe Fatime Kryemadhin, të pandehur në dosjen që lidhet me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.
Për Pirro Xhixhon, i dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite e 6 muaj burg. Nëse pranohet gjykimi i shkurtuar, dënimi ulet në 3 vite burg.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se sipas SPAK, duke marrë në konsideratë moshën e Xhixhos dhe faktin që ai nuk ka përfituar, dënimi me burg të konvertohet në shërbim prove.
Për Fatime Kryemadhin, e akuzuar për pastrim parash të kryer në bashkëpunim, SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite e 6 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi reduktohet në 5 vite burg. Edhe për Kryemadhin, SPAK ka kërkuar që dënimi me burg të konvertohet në 5 vite shërbim prove, duke marrë parasysh moshën e saj.
Për Ema Çokun, e dyshuar për pastrim parash e kryer në bashkëpunim, SPAK kërkon dënimin me 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg. Duke marrë parasysh rrethanat e tjera, pezullohet dënimi me burg dhe vitet në prove për 5 vite.
SPAK kërkoi që të konfiskohet vila në pronësi të Fatime Kryemadhit që sipas Prokurorisë edhe pse justifikohet me burime të ligjshëm është ekuivalente e shumës që dyshohet se ka pastruar.
Top Channel