Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Llamanës në Himarë/ 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës në terren, tymi mbulon zonën I akuzuari për vrasjen e policit Santiago Malko, Ilir Selmani, është paraqitur sërish këtë të hënë në GJKKO.
Njësoj si disa ditë më parë, ai u fut në ambientet e brendshme të Gjykatës nën masa të rrepta sigurie.
Por seanca është mbyllur me tension në GJKKO pas shqyrtimit gjyqësor, teksa vendimi do të shpallet më 17 korrik.
Selmani ka deklaruar gjatë seancës se nuk ka lidhje me këtë ngjarje, arsyetim që më pas solli edhe reagimin e nënës së viktimës.
Ilir Selmani: Deklaroj që jam i pafajshëm, nuk kam asnjë lidhje në këtë ngjarje.
E ëma e viktimës: Ky më ka vrarë djalin, të dënohet me 28 vite burg ose më sillni djalin në shtëpi ta shikoj dhe nxirreni jashtë këtë.
Selmanit masa “arrest me burg” i është zëvendësuar me “arrest shtëpie” për shkak se përfunduan afatet ligjore te paraburgimit.
Top Channel