‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë persona presin Haaland me shokë në kryeqytetin norvegjez(VIDEO)
Gjatë ndeshjes çerekfinale kundër Zvicrës, nuk mbeti pa u vënë re shiriti i zi në krahët e futbollistëve argjentinas. Arsyeja? Ndarja nga jeta e Antonio Rattin, lideri i Boca Juniors në vitet 50-60.
Falë tij janë përfshirë në lojën e futbollit kartonët e verdhë dhe të kuq dhe prej tij nisi edhe rivalitet mes Argjentinës dhe Anglisë, dy skuadra që do të përballen mes tyre edhe këtë të mërkurë në gjysmëfinale.
Gjithçka ndodhi në ndeshjen çerekfinalen mes Argjentinës dhe Anglisë në botërorin e vitit 1966; Rattin u përjashtua nga fusha e lojës për dhunë verbale dhe u zemërua kaq shumë me vendimin sa u ul në tapetin e kuq të rezervuar ekskluzivisht për Mbretëreshën Elizabet, duke refuzuar të lërë fushën e lojës dhe të zhubrosë flamurin britanik. Pas këtij episodi FIFA vendosi të përfshijë në lojën e futbollit edhe kartonët e verdhë dhe të kuq.
Top Channel