Zbulohen bisedat në SKY ECC, trafikantët e drogës ranë në dashuri me vajzat në Ekuador: Si ndahet më latines, gjithë ditën… Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e zonës së jugut të qytetit të Himarës, në zonën e Llamanit, ku flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.
Në videot e siguruara nga Top Channel duken edhe pushuesit të cilët notojnë në det ndërsa shumë pranë tyre flakët janë ende aktive dhe tymi ka mbuluar zonën, ndërsa zjarrfikësit janë ende në luftë me zjarrin.
Në terren ndodhen mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, forca të Policisë së Himarës dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, situata mbetet problematike për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit. Autoritetet po ndërhyjnë për të mbajtur flakët nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun që ato t’u afrohen banesave.
Masat janë marrë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.
Top Channel