Një listë e mbrapshtë udhëzimesh për shënjestrimin e fëmijëve gjatë izolimit të koronavirusit është zbuluar së fundmi nga agjencitë e sigurisë në rrjetet “e errëta” të internetit.

Pandemia ka bllokuar në shtëpi shoqëritë në të gjithë globin, çka ka sjellë një rritje madhore të abuzimeve online ndaj fëmijëve dhe personave të tjerë më naivë.

Komisioneri i sigurisë online në qeverinë e Australisë raportonte një rritje të madhe të numrit të kërkimeve në rrjetet “e errëta”, nga predatorë që kërkojnë informacion mbi joshjen dhe abuzimin e fëmijëve në internet.

Në “manualin” e predatorëve të zbuluar së fundmi nga autoritetet australiane shpërndahen imazhe seksuale të fëmijëve dhe video të tyre.

Shefja e agjencisë ‘eSafety ‘, Julie Inman Grant, tha: “Ky manual këshillon predatorët e internetit si të marrin kënaqësitë e tyre online, pa u takuar me fëmijët, për arsye të kufizimeve dhe rritjes së vigjilencës nga autoritetet në rrugë.

“Këta abuzues e konsiderojnë pandeminë e Covid-19 si një koshere majti, në një kohë kur fëmijët, djem e vajza po kalojmë shumë kohë në internet, shpeshherë pa mbikqyrje, e ndoshta duke u ndjerë të vetmuare të izoluar”.

Autoritetet thonë se kanë zbuluar një numër të madh shkeljesh ndaj fëmijëve, duke përfshirë dhe shantazhet me foto nga video-biseda me ta.

Një zëdhënës australian i eSafety tha: “Më shqetësuese se statistikat është ndoshta fakti që hetuesit kanë pikasur një numër në rritje të forumeve ku predatorët e rrjetit të errët diskutojnë me njëri-tjetrin sesi kanë mundësi të shtuara në aktet e tyre, prej izolimit të fëmijëve.”

Ai shtoi se në Australi vetëm gjysma e prindërve flasim me fëmijët e tyre për sigurinë e lundrimit në internet.

“Nëse nuk jeni të sigurtë për një aplikacion apo rrjet lojrash, kontrollojini që të kuptoni si aspektet pozitive dhe ato negative”, tha ai, duke shtuar se përveç aplikacioneve të njohura si Facebook e YouTube, predatorët shfrytëzojnë dhe forumet e chatit në rrjetet e lojrave, ose rrjete më pak të njohura sociale si Omegle.

FOTO GALERI
2/3
Julie Inman Grant, tha: “Ky manual këshillon predatorët e internetit si të marrin kënaqësitë e tyre online, pa u takuar me fëmijët, për arsye të kufizimeve dhe rritjes së vigjilencës nga autoritetet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA