Pikturat e një sportisti/ Aksidenti automobilistik që atletin kampion Gjergj Ruli e riktheu te pasioni

02/05/2020 20:25

Atleti kampion i republikës dhe rekordmnen i saj në kërcim së gjatë, Gjergj Ruli soty është president i Ferderatës së Atletikës. Si të gjithë periudha mëse 2-mujore e ka mbajtur mbyllur edhe atë, duke i rikujtuar pasionin që ka vec sportit, për pikturën. Në një rrëfim për Top Channel, Ruli tregon për herë të parë se si  një aksident automobilistik, që e mbajti pë 20 ditë në koma, e shtyu dhe e kushtëzoi të zhvillojë pasionin për pikturën.

Gjergj Ruli/ President i federatës së atletikës

Kur kam qenë fëmijë u mora me këto grupet e shkollave që merreshn me pirografi me kashtë, por në vitin 1991, pasi pata bërë një aksident automobilistik. Pas tij u mora goxha me pikturë sepse plotësoja edhe të gjithë kohën që qëndroja në shtëpi sepse qëndrova gjatë nuk ecja, lëvizja me karrocë. Më pas u detyrova ta ndërprej se fillova punë dhe jeta në emigracion është e vështirë.

Megjtihatë vitet e fundit pasioni i tij për pikturën nuk ka mbetur i izoluar në ambientet e studios.

Gjergj Ruli / President i federatës së atletikës

Kam bër një galeri në Muzeun Kombëtar përpara gati 6 vitesh me 64 piktura me formate goxha të mëdhaja. Pati goxha sukses pasi edhe kam shitur. Kam bërë edhe dhurata dhe dua tët hem që kjo nuk ka qenë një mënyrë për të jetuar. Por kam qenë i kënaqur kur kam shitur dicka për të nxjerrë shpenzimet bojë dhe telajo.

Ruli mban ende prej 42 vitesh rekordin e kërcimit së gjati për të rinj, ndërkohë që për të rritur ja ka thyer sportisti i tij Izmir Smajlaj dhe me këto arritje sigurisht që ai është më tepër një sportist se një piktor. Por një lidhje sport art që e bashkon në njëf arë mënyre edhe me kryeministrin e vendit.

Gjergj Ruli / President i federatës së atletikës

Unë jam piktor pasioni kurse ai është piktor shkolle, ka studiuar për atë gjë ka qenë edhe padagog. Unë kam fatin që e kam njohur dhe e kam patur goxha mik, tani detyrat na kanë ndarë ai merret me drejtimin e shtetit unë merrem me një federatë të vogël si ajo e atletikës, pra jemi në dimensione të ndryshme. Kam kujtim prej tij kur kam shkuar emigrant më ka bërë dhuratë një pikturë.

Dhe me që jemi tek kryeministri dhe qeveria, pak ditë më parë Federata Atletikës i ka bërë krkesë autoriteteve që t’i rikthehet aktivitetit. Ka ndonjë përgjigje?

Gjergj Ruli / President i federatës së atletikës

Ne i kemi bërë një krëesë ministrisë së Arsimit dhe Task Forcës së shëndetësisë shqiptare, për kushte lehtësuese për sportistët tanë pasi ne jemi një sport individual. Nuk ekmi asgjë kolektive apo përplasje trup më trup. Kështuëq ë presim nga java të marrim përgjigje dhe unë besoj me datë 10 maj do të rifillojmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA