LIVE/ Më shumë se 12 orë seancë. Rama ultimatum deputetëve të PS për 84 vota, Braçe përplaset me Maznikun, Spiropali kritika për Territorialen
Deputeti socialist, Vullnet Sinaj, ka folur në Kuvend për Hartën e re Territoriale.
Ai ishte një nga socialistët që doli kundër kësaj reforme, ndërsa refuzoi bashkimin e Selenicës me Vlorën.
“Çfarë ke Sali? Ty Ina do të thoja që unë kam qenë ai burri që ka lobuar për të startuar rrugën për te fshati yt. Më përpara atje nuk shkoje dot me tank, tani e ke të shtruar me asfalt. Nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë për Selenicën. Selenica nuk është bashki që dështoi. Ishte e 29-të për sa i përket funksionalitetit. Po e 29-ta për performancën ekonomike. Me burime natyrore, me burime nafte, dobësia e saj e vetme është struktura urbane, pra gjeografia. Kjo gjeografi sjell edhe një rrezik.
Një popullsi e shpërndarë rrezikon më shumë se kushdo largimin e shërbimit, ndaj ka nevojë për garanci. Kundërshtimi im ishte se nuk ishte përdorur e njëjta njësi matëse për të gjitha bashkitë. Nuk është normale që Selenica, Divjaka, Patosi, Dimali apo bashki të tjera që i kanë kryer shumë mirë funksionet të mos ekzistojnë më. Kështu krijohet përshtypja që disa bashki ishin të nënës dhe disa të njerkës. Kemi pasur debate se si duhet të avancojë kjo reformë. Ky debat dhe këto diskutime nuk kanë qenë kurrsesi të orientuara për interesa personale ose për të ruajtur ndikimin personal në zonat e përmendura. Vullneti im ia lë radhën vullnetit të Partisë Socialiste”, tha ndër të tjera Sinaj.
Top Channel