Një ofertë e re për Luis Suárezin. Në orët e fundit, pas komenteve të Bernardo Romeos, ish-trajnerit të San Lorenzos, ka zbuluar se klubi historik argjentinas nuk përjashton mundësinë e negociimit për blerjen e sulmuesit të Barcelonës.
Romeo rrëfeu për “Crack Deportivo” se presidenti i San Lorenzos, Marcelo Tinelli, ka në mendje të paraqesë një propozim për Luis Suárezin. “Futbolli argjentinas është shumë konkurrues dhe gjithmonë ekziston mundësia që një lojtar si Suarez të vijë këtu. E di që Tinelli e ka atë si alternativë, por le të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Ky informacion befasues ka të bëjë me një intervistë të vjetër të vetë sulmuesit uruguaian, ku ai pranoi se në futbollin argjentinas ka dobësi për San Lorenzon. Romeo gjithashtu shpjegoi një ngjarje personale, kur ai pati mundësinë të shkëmbente disa fjalë me Luis Suárezin.
“Suarezi po më fliste për San Lorenzon e vitit 2001. Më tha se e ndiqte dhe i pëlqente shumë. Ai më tha që i admironte golat e mi, për mua ishte krenari.” Një ofertë sot për Suarezin nga Sa Lorenzo duket e pakuptueshme, megjithatë askush nuk ia heq të drejtën të ëndërrojë presidentit Tinelli.
Top Channel