Një burrë me sindromën Down vdiq i vetmuar nga koronavirusi në ditëlindjen e të 30-të, 7 ditë pasi sëmundja vrau nënën e tij.

Thomas Martins Reitz vdiq në spital disa orë pasi të afërmit i kishin kënduar urimin e ditëlindjes me anë të një lidhjeje video në spitalin e Kearny në New Jersey, teksa masat e karantinës nuk lejojnë që njerëzit të thonë lamtumirat personalisht.

Ai vdiq një javë pasi nëna e tij 55 vjeçare Carolyn, gjithashtu nuk i mbijetoi sëmundjes.

Mikja e familjes Dana Regan tha: “Ne bashkë me stafin e spitalit i kënduam këngën e ditëlindjes, folëm pak me të dhe vumë videon që të dëgjonte këngën e ditëlindjes”.
Regan shpjegon se Carolyn ishte një nënë e devotshme ndaj Thomas, dhe shton se ngushëllohet me faktin se asnjë prej tyre nuk do të jetojë pa njëri-tjetrin. ‘Carolyn ishte e përfshirë tërësisht me Thomas, ishin shumë të afërt’.

Pas Nju Jorkut, New Jersey është vatra e dytë më e nxehtë e koronavirusit në SHBA me 54,000 të infektuar dhe 1,900 vdekje deri tani.

Top Channel