Maternitetet në Tailandë kanë nisur së fundmi të pajisin bebet e sapolindura me ekrane plastike të fytyrës për t’i mbrojtur nga koronavirusi.

Infermieret e spitalit Praram 9 në Bangkok u panë sot të mbanin bebet me mbrojteset e përshtatura për masën e tyre, dhe disa spitale të tjera nisën të aplikonin masën.

“Masa shtesë mbrojtëse për më të vegjëlit dhe miqtë, mbrojtëe fytyre për të sapolindurit .. shumë e lezetshme!” thuhej në faqen e spitalit në Facebook.

Tailanda raportoi sot 50 raste të reja me koronavirusi si dhe vdekjen e një gruaje 43-vjeçare prej tij.
Që prej nisjes së epidemisë vendi ka raportuar një total prej 2,473 raste dhe 33 viktima.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel