“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale
Policia britanike ka nisur të njollosë me të zezë ujërat e një lagune të njohur turistike për të dekurajaur vizitat nga njerëz që shkelnin masën e ndalimit të qarkullimit prej koronavirusit te ri.
Policia e Derbyshire nisi të hedhë ngjyrosës në liqenin e pastër të Harpur Hill për ta bërë ujit të duket “më pak tërheqës”.
Ata thane: “Dje morën raportime se njerëz po mblidheshin në lagunën e Harpur Hill, Buxton. Nuk ka dyshim që kjo është një vendndodhje piktoreske por vendndodhja është e rrezikshme dhe këto janë grumbullime të jashtëligjshme në lidhje me udhëzimet e fundit të qeverisë”.
“Prandaj ishim aty sot në mëngjes dhe ngjyrosëm ujin për ta bërë të duket me pak tërheqës”, shtonin ato.
Lëvizja u mirëprit nga komentuesit, teksa një prej tyre thoshte: “Shumë piktoreske. Flm që na e treguat. Do ta vizitoj pasi të ketë mbaruar kriza, .. deri atëherë do të shijoj fotot”.
Edhe të tjerë u habitën me ekzistencën e saj. Michelle Machin shkruante: “Kam jetur gjithë jetën në Buxton dhe nuk kam qenë ndonjëherë aty, nuk di as si të shkoj.”
Top Channel
“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale