Zyrtarja e mjedisit në Kombet e Bashkuara Inger Andersen tha sot se natyra po na dërgon një mesazh me pandeminë e koronavirusit dhe krizën e vazhdueshme të klimës.

Andersen tha se njerëzimi po krijon shumë presione mbi botën natyrore me pasoja shkatërrimtare, si dhe paralajmëroi se mungesa e kujdesit ndaj planetit është e njëjtë me mungesën e kudesit ndaj vetes.

Shkencëtarë të tjerë kanë thënë se përhapja e Covid-19 është një “e shtënë paraljmëruese”, pasi në botën e egër ekzistojnë sëmundje shumë më vrasëse, apo se civilizimi ynë “po luan me zjarrin”. Ata thonë se çdo sjellje njerëzore që shkakton sëmundje kthehet te njerëzit.

Për të parandaluar këtë ekspertët thonë se duhet t’i jepet fund shkatërrimit të botës natyrale të bujqësisë, puna e minierave, shpimet e naftës dhe ndërtimi, të cilat të gjitha shtyjnë botën e egër të vihet gjithnjë e më shumë në kontakt me njerëzimin.

Andersen, drejtuese e programit mjedisor të OKB tha se prioriteti kryesor është mbrojtja e njerëzve nga koronavirusi, “por reagimi ynë afatgjatë duhet të jetë ndalimi i humbjes së habitateve dhe biodiversitetit”.

“Asnjëherë më parë nuk kishin ekzistuar mundësi të tilla që patogjenët të kalojnë nga kafshët shtëpiake apo të egra, te njeriu,” tha ajo për Guardian, duke shpjeguar se 75 përqind e sëmundjeve infektive vijnë nga bota e egër.

“Erozioni i vazhduar i hapësirave të botës së egër po na sjell tepër afër me kafshët dhe bimët që bartin sëmundje që mund të vrasin njerëzit”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel