
Prej 14 ditësh vendi ynë sikurse e gjithë bota po kalon një periudhë tejet të vështirë si pasojë e epidemisë COVID-19. E teksa të gjithë ndodhemi në banesat tona për hir të vijimësisë së jetës në këtë tokë, a e imagjinoni dot atë pa muzikë?
Pa ninullat e ëmbla? Pa serenatat e dashurisë? Për shumë nga ne, pa muzikë, jeta do të ishte e mërzitshme.
E në këto ditë, kori i liceut artistik “Jordan Misja“ Tiranë ka ndërmarrë një nismë vërtet të veçantë duke na risjellë këtë prag pranvere këngën “Eja, eja luleborë”, e shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni e që vijon të mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare.
Në drejtimin e Ermira Alliut dhe punës fantastike të mësuesve Bujar Alliu, Ema Kanci, Erina Balla, Suada Haka,të gjitha vajzat dërguan videot nga shtëpitë e tyre nga: Shkodra, Hasi, Rrësheni, Dibra, Lezha, Laçi, Fushë-Kruja, Durrësi, Elbasani, Tirana, Lushnja, Fieri etj., të cilat u sollën në një nga Mersa.
https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/750900481980643/
Top Channel