‘Fitorja ndaj Egjiptit, nga vendime arbitrare të korruptuara’/ Federata Argjentinase denoncon një sulm kibernetik në e-mailin e saj

11/07/2026 14:31

Federata Argjentinase e Futbollit denoncoi një sulm kibernetik ndaj emailit të saj zyrtar pasi u mësuan se përmes saj janë dërguar mesazhe ku pranohej korrupsion arbitrar në këtë edicion të Kupës së Botës.

‘Argjentina nuk fitoi. Fitorja erdhi nga vendimet arbitrare të korruptuara’-lexohet në mesazhin e supozuar se ishte dërguar nga qeveria e futbollit argjentinas në drejtim të gazetarëve të akredituar në kampionatin botëror të futbollit.

Sipas hetimeve të para, në këto emaile u gjet një forum egjiptian ku dyshohet se janë filtruar kredencialet e postës elektronike të AFA, gjë që të bën të mendosh se i gjithë ky sulm vjen pas eliminimit të Egjiptit nga skuadra e Lionel Scalonit në 1/8 e finaleve. Kujtojmë se pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Egjiptit trajneri hassan dhe futbollisti Ziko ngritën dyshime për legjitimitetin e fitores së Argjentinës, një qëndrim që solli edhe ndërmarrjen e veprimeve të tilla.

Vetë Federata Argjentinase e Futbollit bëri të ditur se këto emaile nuk janë gjeneruar dhe as autorizuar nga personeli i saj dhe se po punohet për qartësimin e gjithçka ka ndodhur dhe marrjen e masave të nevojshmne të sigurisë. Po kështu në atë email lavdërohej paraqitja e Egjiptit në atë ndeshje duke pohuar se iu bë padrejtësi sepse mbështeti publikisht Palestinën. Sipas hetimeve të para, në të njëjtin forum ku u verifikuan sulmet e para u shfaq edhe mesazhi: ‘Nëse nuk ka drejtësi në fushë, mos të presin paqe në internet’

Top Channel