Kanye West “pushton” Tiranën/ Turistë nga shumë vende për koncertin ndërkombëtar, u rritën kërkesat për qira  

10/07/2026 20:13

Në stadiumin e ndërtuar posaçërisht për koncertin e Kanye West, po montohen elementët e fundit dhe gjithçka është gati për koncertin më të madh të zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë. Në Eagle Stadium në Kashar, dyert do të hapen të shtunën në orën 17:00 për të mirëpritur rreth 60 mijë spektaotrë, në një eksperiencë që shkon përtej një koncerti.

Ka 30 mijë vende në këmbë, 30 mijë ulur dhe do të ketë një sinjalistikë që tregon nga duhet të hysh. Duhet të kemi edhe ndihmën e pjesëmarrësve, të vijnë më herët për ta bërë më të thjeshtë procesin, duke marrë parasysh që presim për herë të parë një aktivitet të përmasave të tilla”, shprehet Gerhard Veizi, këshilltar i eventeve në MTKS.

Mijëra të huaj që do të mbushin shkallët e këtij stadiumi, kanë mbushur rrugët e Tiranës, që shprehen të entuzizmuar për të parë live perfomancën e një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës moderne.

“Erdhëm këtu për koncertin e Kanye West”, u shpreh një turiste e huaj.

“Dhe përveç kësaj, duam të eksplorojmë qytetin. Më pëlqejnë performancat e tij, më pëlqen si repon”, tha miku I saj.

Mendoj se ai është shumë krijues në mënyrën se si flet, në mënyrën se si sillet. Muzika e tij është vërtet prekëse”, u shpreh një tjetër turist i huaj.

Kjo ngjarje artistike që e vendos Shqipërinë në hartën e eventevë të mëdha ndërkombëtare pritet të ndikojë në ekonominë e vendit, ndërsa ekspertët flasin për një rritje të kërkesën për akomodim gjatë këtyre ditëve në Tiranë.

Ka shumë turistë, ka më shumë kërkesa për qiratë afatshkurtra. Këtë e kemi vënë re në çdo aktivitet që bëhet në Tiranë, shtohet fluksi i turistëve për qiratë ditore. Mendoj se aktivitet të tilla që thithin turistë është pozitive, madje bëhen potencial për të bërë blerje apartamentesh”, deklaron Ervin Demirxhiu, agjent imobiliar.

Një koncert i përmasave të tilla është një mundësi promovimi në arenën ndërkombëtare, një sfidë për vendin tonë që aktivitete të tilla t’i shfrytëzojë për zhvillimin kulturor dhe ekonomik.

Top Channel