Botërori 2026 afron ora e së vërtetës, cilat do të jenë skuadrat gjysmëfinaliste dhe si do të shkojnë çerekfinalet?
Kombëtarja e Portugalisë ka gjetur tashmë “timonierin” e ri.
Jorge Jesus ka pranuar ofertën për të marrë drejtimin e luzitanëve, duke zëvendësuar kështu Roberto Martínez në stolin e kombëtares.
Tekniku portugez ka thënë “po” dhe është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij. Ai vjen pas një sezoni mjaft të suksesshëm ku u shpall kampion në Ligën e Arabisë Saudite në krye të Al Nassr, duke pasur në skuadër edhe yllin portugez, Cristiano Ronaldo. Dyshja pritet tashmë të bashkëpunojë sërish, këtë herë në arenën ndërkombëtare.
Federata Portugeze e Futbollit i ka besuar Jesusit një projekt të rëndësishëm dhe afatgjatë. Sipas detajeve të marrëveshjes, ai do të udhëheqë skuadrën në sfidat e ardhshme të Nations League, do të përgatisë ekipin për Kampionatin Evropian “Euro 2028”, si dhe do të ndërtojë strategjinë për edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës.
Marrëveshja mes palëve tashmë konsiderohet e mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi i plotë, duke shënuar kështu nisjen e një cikli të ri ambicioz për kombëtaren portugeze.
Top Channel