Librat e preferuar gjatë verës/ Zhvillimet gjeopolitike, luftërat dhe protestat ndikojnë në përzgjedhjen e lexuesve
Pinoku ka ditëlindjen! Kukulla prej druri që mori trajtë njerëzore, një ndër personazhet më të pëlqyera të fëmijëve, u botua 145 vite më parë nga Carlo Collodi.
Me këtë rast, në Qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare ekspozohen disa vepra të rralla, përfshirë dhe botimin e parë të Pinokut në gjuhën shqipe, në 1935 nga përkthyesi Cuk Simoni.
Aida Baro, përkthyese, redaktore letrare shprehet: “Në parathënien që vetë Cuk Simoni ka shkruar, thotë që ‘Pinoku e ka thirrur’. Kur e she veprën në Itali ndien thirrjen e Pinokut dhe do që ta sjellë në shqip. Libri është në gegënisht dhe ka ilustrume të bëra nga Terezina Shiroka”.
Përralla e Pinokut të drunjtë që merr jetë dhe përjeton aventurat e tij në botën e njerëzve u ribotua disa herë, derisa në 1964, rishkruhet në gjuhën letrare dhe u censurua emri i përkthyesit, që nuk citohej në libër.
Aida Baro: “Cuk Simoni dënohet, filloi deklasimi i tij. Iu hoq edhe emri nga të gjitha librat”.
Krahas botimeve në shqip, në Bibliotekën Kombëtare ka edhe disa vepra origjinale të Pinokut në italisht.
Aida Baro: “Në të vërtetë, Pinoku është botuar me episode. Tetë episodet e para dolën në gazetë. Thuhej te Collodi, ashtu sikurse shumë shkrimtarë të tjerë francezë, luante bixhoz dhe shkruante për të fituar para. Në 1883 vepra botohet e plotë. Në Bibliotekën tonë, libri më i vjetër është në 1937 dhe ajo që të bën përshtypje janë ilustrimet. Janë të gjitha të mrekullueshme”.
Aventurat e Pinokut dhe mesazhet që përcjell vepra, e kanë bërë një libër klasik që i ka rezistuar dekadave duke mbetur po aq i pëlqyer dhe nga brezat e rinj.
Top Channel