Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune 05/11 16:30
Gjirokastra u kthye në një skenë të gjallë të traditës shqiptare, duke pritur koncertin “Fest Folk 2026”, të sjellë nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve.
Artdashës, banorë të qytetit dhe turistë ndoqën nga afër një mbrëmje të mbushur me këngë, valle, ritme dhe kostume tradicionale, që përcollën pasurinë dhe larminë e folklorit shqiptar.
Përmes performancave të artistëve të Ansamblit Kombëtar, Gjirokastra u shndërrua në një pikë takimi mes traditës, kulturës dhe turizmit, duke sjellë në vëmendje vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare.
“Fest Folk 2026” synon të ruajë dhe promovojë traditën folklorike, duke e përcjellë atë edhe te brezat e rinj dhe te vizitorët vendas e të huaj.
Top Channel