Detaje nga vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari portugez u godit disa herë me thikë, shkak dyshohet të jetë bërë një vajzë. Autori ishte roje plazhi

18/08/2026 09:38

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Ksamil, ku humbi jetën i goditur me thikë 20-vjeçari portugez me iniciale L.V.

Sipas burimeve nga mjeku që e pa trupin në morgun e Sarandës, mësojmë se 20-vjeçari kishte disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor. Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.

Ndërsa është identifikuar autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, që është 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has, ende nuk është bërë e mundur kapja e tij. Shkaku i ngjarjes dyshohet për një vajzë.

20-vjeçari portugez ndodhej në Ksamil së bashku me një grup francezësh të ardhur për turizëm në Ksamil. Ndërsa autori, 29-vjeçari Sokrat Vata, ishte i punësuar si roje plazhi te hoteli përkatës.

Top Channel