Rastet me koronavirus po kërcënojnë edhe futbollin anglez që deri në këto ditë zhvilllonte ndeshjet me tifozë dhe stadiumet gëlonin nga entuziazmi, pavarësisht emergjencës globale.
Pas 3 rasteve pozitive të 3 futbollistëve të Lester Sitit, tani zbulohet se edhe trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka koronavirus. Tekniku spanjoll ka shkaktuar dhe vendosjen e të gjithë ekipit në karantinë, si dhe mbylljen e të gjithë kompleksit stërvitor të London Kolni.
Praktikisht me vetizolimin e Topcinjve, bëhet e pamundur zhvillimi i ndeshjeve. Arteta 37 vjec, u bë protagonisti i parë me virus nga Premier Liga, por vetëm pak orë pas tij. Celsi konfirmoi se edhe talenti Hadson Odoi është vendosur në karantinë si i infektuar. Qendra stërvitore e bluve të Londrës mbyllet pjesërisht.
Një lajm i fabrikuar qarkulloi këtë fudnjavë edhe mbi argjentinasin e Juventus-it, Paulo Dibala, si i prekur nga pandemia, por lojtari i torinezëve nënvizoi se është mirë dhe është negativ nga testet me koronavirus.
Top Channel