“Martesa” e Gennaro Gattusos me Napolin është e destinuar që të zgjasë, pasi numri një i klubit Aurelio De Laurentiis duket mjaft i kënaqur me punën e trajnerit të tij dhe e ka ftuar për të biseduar për rinovimin në Castel Volturno.
Të dy janë takuar dhe kanë kaluar disa orë duke folur për planet e klubit, ndërsa De Laurentiis duket i bindur t’i ofrojë Gattusos një kontratë më të gjatë se vera e 2021-shit dhe t’i përmirësojë ndjeshëm pagën aktuale, që është vetëm 1.5 milionë euro në sezon.
Megjithatë biseda mes të dyve është përqendruar vetëm në aspektin sportive dhe në planet për merkaton e objektivat e sezonit të ardhshëm, pasi negociatat për pagën De Laurentiis do të duhet t’i bëjë me menaxherin e Gattusos, Jorge Mendes.
Ish trajneri i Milanit u ul në pankinën e napolitanëve në fillim të dhjetorit të kaluar, ku mori vendin e Carlo Ancelottit dhe pas një starti shumë të komplikuar, arriti të fusë skuadrën në shinat e duhura, ndonëse objektivat sezonalë janë kompromentuar prej kohësh.
Top Channel