Cagliari vijon të shfaqet në një formë të mirë në këtë fillim sezoni në Serie A. Skuadra sarde mori një fitore të rëndësishme në sfidën e saj të javës së katërt teksa në Bergamo mposhti Atalantën e Maurizio Sarrit me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me barazimin 1-1 dhe ishte Cagliari ai që shënoi i pari në minutën e 19 me një gjuajtje me të majtën pas një asisti të Adopos. Atalanta arriti të kundërpërgjigjej në minutën e 41 duke shënuar golin e barazimit në 1-1 me Scamacca që u tregua i saktë me një gjuajtje me të djathtën në diagonal. Në fillimin e pjesës së dytë Cagliari pa t’i anulohej goli i dytë i shënuar nga Mendy për pozicion jashtë loje.

Megjithatë në minutën e 61 skuadra sarde arriti ta gjejë golin me anë të një 11 metërshi të ekzekutuar saktë nga Daniel Maldini dhe Cagliari mori avantazhin në 2-1. Gjërat nuk ndryshuan më deri në përfundim të takimit me Cagliarin që shkon në kuotën e 9 pikëve dhe për momentin e sheh veten në vendin e katërt të klasifikimit, ndërsa Atalanta mbetet me 6 pikë në vendin e 9.

Top Channel