Nga stoli në hero, historia e çmendur e Moreiras që përmbysi Lazio-n në Olimpico
Arsenal po konfirmohet si një skuadër e vështirë për t’u thyer në Premier League angleze. Topçinjtë e Londrës regjistruan fitoren e katërt në po kaq ndeshje të kampionatit dhe këtë radhë ata mposhtën Sunderland 2-0 në fushën e këtij të fundit.
Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 me Arsenalin që kishte një zotërim më të madh të topit dhe kishte mundësitë më të mira për të shënuar me Saka dhe Havertz. Por Sunderlandi kishte meritën që ia bëri të vështira gjërat kampionëve të Anglisë duke i frenuar në këto 45 minuta.
Në fillimin e pjesës së dytë, Sunderland pati shansin e artë për të marrë avantazhin teksa fitoi një 11 metërsh pas një faulli të Konsa ndaj Ballard. Te pika e bardhë shkoi Le Fee, por portieri Raya e priti gjuajtjen e tij duke e mbajtur rezultatin 0-0. Dhe në futbolli është një rregull i pashkruar, po nuk shënove do të pësosh, një rregull që u aplikua me përpikmëri nga Arsenali që shënoi me Bruno Guimaraes.
Në minutën e 79 Arsenali shënoi golin e dytë me Timber pas ezkekutimit të një goditje dënimi të Odegaard, por ky gol u anulua për pozicion jashtë loje dhe rezultati mbeti 1-0, kjo deri në minutën e 98 kur Arsenali shënoi edhe golin e dytë me Bukayo Saka me penallti, ndërsa Sunderland mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Mandava. Kështu sfida u mbyll 2-0 për Arsenalin që ngjitet për momentin në krye të klasifikimit.
Top Channel