Raheem Sterling është rrëfyer për Marca-n në pritje të sfidës së Champions League mes Qytetarëve dhe Real Madrid.
Anglezi, prej kohësh në qendër të zërave të merkatos që e japin në shënjestrën e Los Blancos, ka folur për të ardhmen e tij dhe mundësinë për t’u transferuar në Spanjë.
“Tani jam te Manchester City dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Sterling. “Por Real Madrid është një klub fantastik. Kur shikon uniformën e bardhë, e di shumë mirë se çfarë përfaqëson: një klub që është gjigant”.
“Kam një kontratë të rëndësishme me Manchester-in dhe duhet ta respektoj. Por Real është një klub fantastik. Të luaj në Madrid? Askush nuk e di se çfarë na pret në të ardhmen. Jam një lojtar që i mirëpret sfidat, por tani jam i City-t”.
Top Channel