Amsterdam do të hapë ‘hotelin erotik’ për të larguar turistët e rrëmujshëm nga zona e prostitutave

19/02/2020 20:52

Zyrtarët në Amsterdam thanë sot se kanë ndërmend të ndërtojnë një “qendër erotike” për të tërhequr turistët problematikë larg zonës së mbipopulluar me “drita të kuqe” të qytetit.

Më shumë se 17 milionë njerëz vizitojnë çdo qytetin duke shkaktuar mbipopullim për 1.1 milionë banorët vendas dhe infrastrukturën e qytetit.

Kryebashkiakja Femke Halsem e ka kthyer në objektiv parësor reduktimin e niveleve të turizmit të seksit e drogave në Amsterdam, duke kërcënuar të ndalojë shitjen e kanabisit në kafenetë vendase për turistet e huaj.

Ndërsa zona me drita të kuqe kur ‘punonjëset e seksit’ reklamojnë shërbimet e tyre në dritare është një tjetër atraksion i mbrapshtë turistik, megjithë ankesat e prostitutave për ngacmime prej turistave.

Sipas planit qendra e re erotike do të jetë “teatro seksi” si dhe dhoma për prostitucion.
Zyrtarët thonë se qëllimi i saj nuk do të jetë zëvendësimi i zonës së dritave të kuqe por krijimi i vendndodhjeve alternative për reduktimin e presionit mbi zonat më të mbushura.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA