Barça mbron presidentin, paguante për të kritikuar lojtarët

17/02/2020 21:02

Pas përplasjeve mes drejtorit sportiv Erik Abidal dhe futbollistit më të mirë të Barcelonës, Lionel Mesi, u duk se do të kishte një periudhë qetësie për klubin Blaugrana që është më pranë kreut të La Ligas.

Por një tjetër stuhi dhe polemika të forta ka plasur këtë javë pasi kolosi radiofonik Kadena Ser denoncoi marrëveshjen me një shoqëri të monitorimit të mediave sociale për të dëmtuar reputacionin e disa lojtarëve të Barcelonës, dhe emrave që tashmë nuk janë më në aktivitet.

Sipas raportit të cilin skuadra katalanase e hedh zyrtarisht poshtë madje kërcënoi me padi, janë paguar mijëra Euro për të krijuar opinione dhe lajme për ngritjen e reputacionit të presidentit Josip Bartomeu. Është sponsorizuar groposja në njëfarë mënyre të emrave që kanë shkruar historinë në Kamp Nou, mes të cilëve Lionel Messi, Gerard Piqué, Pep Guardiola, Xavi e Carles Puyol.

Programi në radion spanjolle zbuloi edhe kompaninë që është lidhur me postime popullore në rrjetet sociale. I3 Ventures ka sulmuar në të kaluarën personazhe opozitarë me hierarkinë drejtuese të Barcelonës por jo vetëm kaq.

Mesi është sulmuar publikisht nga shumë media për negociatat për rinovimin e kontratës ndërsa Pike’ është kritikuar për përqendrimin në botën e biznesit, dhe jo në fushën e lojës. Këto lajme më pas kanë bërë xhiron e botës, pa u verifikuar asnjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA