Mbrojtësi i Kombëtares kërkon një aventurë të re, mbyll bashkëpunimin me klubin polak pas rënies nga kategoria
09/08/2026 16:03
Bujar Pllana nuk do të jetë më pjesë e Lechia Gdańsk.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka mbyllur bashkëpunimin me klubin polak, pasi kontrata e tij është ndërprerë me marrëveshje të përbashkët.
Vendimi vjen pas rënies së Lechia Gdańsk nga kategoria, me klubin që sezonin e ardhshëm do të garojë në divizionin e dytë të futbollit polak.
Sipas mediave polake, Pllana nuk ka dashur të vazhdojë të luajë në kategorinë e dytë, ndaj palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për t’i dhënë fund kontratës.
Tashmë, mbrojtësi pritet të shqyrtojë mundësitë e reja për të ardhmen e tij, me interesin për shërbimet e tij që pritet të rritet pas largimit nga Lechia Gdańsk.
Top Channel