Interi nuk heq dorë nga Moussa Diaby dhe në përpjekjen për të bindur Al-Ittihad ka futur në bisedime edhe Kristjan Asllanin.

Sipas raportimeve nga Italia, oferta e parë e klubit zikaltër për sulmuesin francez ishte 20 milionë euro plus kartoni i Kristjan Asllanit, por propozimi është refuzuar nga klubi saudit. Interi po punon tashmë për një formulë të re, ndërsa situata mbetet e hapur edhe për Asllanin. Shqiptari është në qendër të lëvizjeve të merkatos së zikaltërve dhe mund të përdoret si pjesë e një operacioni që do t’i sillte Interit Diabyn.

Një tjetër element që e mban gjallë këtë histori është fakti se Diaby ende nuk ka pranuar transferimin te Bayer Leverkusen, duke lënë hapësirë për Interin që të tentojë edhe një herë. Kështu, një nga transferimet më interesante të kësaj vere mund të ketë edhe një protagoniste shqiptar: Kristjan Asllani, kartoni i të cilit po shfaqet si një nga çelësat e merkatos së Interit.

Tani mbetet për t’u parë nëse Interi do të rikthehet me një ofertë të re për Diabyn dhe, mbi të gjitha, se cili do të jetë destinacioni i Asllanit.

Top Channel