Darwin Nunez duket se do të kthehet në një klub evropian dhe më konkretisht kampionati turk do të jetë destinacioni i tij i ri. Sipas gazetarit Salim Manav, sulmuesi uruguajan ka arritur një marrëveshje me Trabzonsporin e Ernest Muçit, aty ku përpara disa ditësh u transferua edhe një tjetër emër i rëndësishëm si Mohamed Salah.

Nunez, 27 vjeçar është përballë kësaj mundësie të kthehet në Evropë pas një sezoni për t’u harruar në Arabinë Saudite. Uruguajani u transferua te skuadra e Al Hilal pikërisht në 9 gusht të 2025, por u aktivizua në vetëm 25 ndeshje e madje në muajin shkurt u la jashtë skuadre për kampionatin për shkak të transferimit të Benzema dhe ai mund të luante vetëm në Champions League Aziatike.

Trabzonspor duket se po përsërit të njëjtin operacion me të cilin arriti të sigurojë Mohamed Salah, me egjiptianin i cili nuk është përfolur më parë për një transferim të tij në futbollin turk. Në rastin e Darwin Nunez, emri i uruguajanit është lidhur edhe me atë të Besiktasit, por në fund duket se futbollisti vendosi të zgjedhë Trabzonsporin.

Kalimi i Mohamed Salah te Trabzonspor ka qenë blerja më surprizuese në ligën turke këtë verë dhe tani ai pritet të takohet sërish me Darwin Nunez si në kohët e Liverpool. Sulmuesi uruguajan u largua vitin e kaluar nga The Reds për të kaluar në Arabinë Saudite, por ajo që nuk mund të dinte Nunez ishte se ai vendim do të ndikonte negativisht në karrierën e tij. I transferuar në Anfield në 2022, Nunez luajti me Liverpool për 3 sezone deri në 2025 kur nënshkroi me Al Hilal.

Uruguajani e nisi aventurën e tij arabe duke fituar minuta dhe duke qenë një lojtar kyç i skuadrës, por në janar historia e tij mori një kthesë të papritur. Klubi bleu Benzema dhe duhej që të linte jashtë ekipi në kampionat Darëin Nunez pasi tejkalojeh limiti i lojtarëve të huaj dhe kështu Darwin Nunez mund të luante vetëm në Champions League Aziatike, por në këtë kompeticion ai zhvilloi vetëm 2 ndeshje.

Top Channel