Dështoi vizitat mjekësore te Interi, mbrojtësi izraelit transferohet në Premier League
09/08/2026 18:34
Anan Khalaili është shumë pranë transferimit te Crystal Palace, pasi kalimi i tij te Interi dështoi pas problemeve të shfaqura gjatë vizitave mjekësore.
Pas përfundimit pa sukses të procesit me klubin italian, mbrojtësi i djathtë ka gjetur një tjetër destinacion dhe tashmë është shumë pranë kalimit në Premier League.
Sipas raportimeve, Crystal Palace ka arritur marrëveshje për transferimin e Khalailit për një shumë pak më pak se 30 milionë euro.
Palët janë në fazën përfundimtare të procedurave dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme, nëse nuk ka ndonjë pengesë të minutës së fundit.
Top Channel