“Agresiviteti duhet të jetë kostumi ynë”, Maran zbulon Shqipërinë që kërkon: Dua t’i bëj shqiptarët krenarë
Juventus dhe Bologna vijojnë bisedimet për Jhon Lucumí, por operacioni për të transferuar qendërmbrojtësin në Torino është shndërruar në një lojë shahu të merkatos së transferimeve.
Klubi emilian e vlerëson kolumbianin 20-25 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të ulë pretendimet e tij, kjo edhe për faktin se 20% nga të ardhurat e shitjes së tij do të shkojnë për Genk në bazë të kontratës së nënshkruar me klubin belg që përfshinte edhe klauzolën për rishitjen e lojtarit.
Lucumí, që e ka tashmë një marrëveshje me Juventusin pasi refuzoi destinacione të tjera dhe është në vitin e fundit të kontratës së tij, është në pritje që t’i hapet rruga për t’u transferuar te bardhezinjtë në bazë të premtimit që i është bërë që do ta lejojnë të largohet në rast se në drejtim të tij do të vijë oferta e duhur. Për të kaluar reduktuar hendekun me kërkesën e Bolognas, Zonja e Vjetër ofron rreth 10-15 milionë euro plus bonuse ose përfshirjen e ndonjë futbollisti si Jian Cabral. Por në këtë pikë Bologna hodhi një ide surprizë; përfshirjen në tratativa me huazim të Teun Koopmeiners, një operacion që është i ngjashëm me atë që u pa me dyshen Castro-Dovbyk me Romën; mesfushori holandez do të kalonte te Bologna me huazim për një sezon me klubin torinez që do të paguante rreth 50% të pagës si këmbim me një ulje të lehtë në vlerën e kartonit të Lucumí.
Një faktor që pritet të ndikojë në një lëvizje të tillë është pikërisht Sartori. Ishte pikërisht drejtuesi aktual kuqeblu që e solli Koopmeiners në Itali në kohët kur ishte te Atalanta. Raportet me familjen kanë mbetur të mira, madje Bologna në mënyrë paralele po punon edhe për vëllain e futbollistit, Peer. Pas dy sezonesh jo në nivelet që pritej në Torino, ambienti emilian do të përfaqësonte vendin ideal për të rigjetur rendimentin e kohëve të Bergamos
Tani në këtë pikë për t’u vlerësuar është vullneti i vetë Koopmeiners që ka refuzuar ofertat nga Turqia dhe është në pritje të propozimeve konkrete nga Premier League përpara se të marrë në konsideratë idenë e një transferimi me huazim në Itali. Nga ana e tij Juventusi tentoi të propozojë Cabal për të ulur pretendimin e Bolognas, ndëerkohë që hipoteza Miretti mbetet pezull për shkak të mosmarrëveshjeve për vlerësimin total. Palët do të vazhdojnë të ballafaqohen; Juventusi kërkon të mbyllë gjithçka për mbrojtësin, por çelësi për të arritur objektivin mund të jetë pikërisht kalimi i mesfushorit holandez në Emilia.
Top Channel