Kansas City Chiefs u shpall kampion i NFL për herë të parë pas 50 vitesh teksa mundi në finalen e Super Bowl, San Francisco 49ers me përmbysje në rezultat 31-20, por në këtë ndeshje që gjithë prisnin me padurim pushimin e saj që pati si protagoniste dy artistet latine, Shakira dhe Jennifer Lopez.

Pritshmëritë për këtë spektakël ishin të lartë që dy këngëtaret i realizuan me shumë sukses

Në Hard Rock Stadium, shfaqja nisi me interpretimin e këngës She Wolf nga Shakiras që e ndezi jashtë mase publikun me kolumbianen që nuk pushoi në asnjë moment duke i shfaqur publikun të gjithë talentin dhe sensualizmin e saj siç e ka bërë gjatë gjithë karrierës së saj

Surpriza ishte momenti kur Shakirës iu bashkua edhe Bad Bunny, ndërkohë që pasi interpretoi edhe hitin e saj “Whenever, Wherever”, Shakira që festoi edhe 43 vjetorin e saj të lindjes ia kaloi stafetën yllit tjetër të muzikës latine, Jennifer Lopez.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Lopez hyri në skenë me mantelin e yllit të vërtetë të spektaklit. Ashtu sikurse edhe kolumbiania, edhe Jennifer Lopez u shoqëria në shfaqjen e saj nga një prej artistëve më të njohur të momentit; J.Balvin teksa interpretuan hitin ‘Mi Gente’

Për më tepër, Jennifer Lopez u bë protagoniste e një prej momenteve më magjike të mbrëmjes. artistja pati nderin që të këndonte përkrah të vajzës së saj Emme Antonhy hitin ‘Let’s Get Loud’, ndërkohë që pas tyre Shakira i shoqëronte teksa i binte baterisë.

FOTO GALERI
12/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA