Këtë të mërkurë u zhvilluan 5 ndeshje të javës së 8 të Kategorisë së Parë. Ajo që të bie në sy është frenimi i dy skuadrave kryesuese të kampionatit, Pogradeci dhe besa dhe që të dyja u ndalën në barazimin 0-0; skuadra liqenore, në ndeshjen ndaj Orikut që mori kështu pikën e dytë në këtë sezon, ndërsa kavajasit u ndalën në transfertën me Bylisin.

Besëlidhja dhuroi spektakël teksa mposhti Sopotin me një manita me rezultatin 5-2. Pas një pjese të parë të mbyllur me barazimin 1-1, skuadra lezhjane shpërtheu në të dytën për të fiksuar në fund fitoren me rezultatin 5-2.

Fitore shënoi edhe Kukësi që mundi Kastriotin me rezultatin 1-0, një rezultat ky që u pa edhe në ndeshjen mes Korabit dhe Burrelit ku ishte skuadra dibrane ajo që mori 3 pikët e këtij 90 minutëshi.

REZULTATET

Pogrdeci-Oriku 0-0

Bylis-Besa 0-0

Kukësi-Kastrioti 1-0

Korabi-Burreli 1-0

Besëlidhja-Sopoti 5-2.

Top Channel