Pas 73 golave në një sezon të vetëm, Harry Kane fitoi Topin e Artë duke mposhtur Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal në votimet e 100 gazetarëve të zgjedhur nga France Football. Në momentin e marrjes në duar trofeun prestigjioz në mbrëmjen e së hënës në Londër, sulmuesi anglez deshi t’ia dedikojë çmimin, gjysmës së tij të ëmbël, bashkëshortes Katie Goodland.

‘Ky çmim është edhe për ty. Po, ia dolëm mbanë’-deklaroi Kane duke iu drejtuar pikërisht asaj, partneres në jetë dhe nënë e 4 fëmijëve të tyre. Ndërsa në Instagram, Harry Kane shkroi: ‘Nuk do të ishte e mundur pa ty’.

Katie Goodland lindi në 1993 në Chingford, shumë pranë Londrës, e njëjta lagje si e Harry Kane dhe e njohu dashurinë e jetës së saj kur ishte ende një fëmijë. Çifti, siç e kanë treguar vetë disa herë, janë njohur në bankat e shkollës së Larksëood Primary School, kur ishin vetëm 4 vjeç. Në 2005 ata bënë së bashku një foto selfie me David Beckham me këtë të fundit që këto ditë e gjeti dhe e postoi për të festuar për qendërsulmuesin. Gjatë adoleshencës, ajo lidhje u shndërrua në diçka më të thellë dhe nga viti 2012, kur Kane ishte te Tottenham, kjo histori dashurie po ecën vaj…

DASHURIA E FAMILJA—Edhe Katie Goodland, ashtu si Kane është rritur me dashurinë për sportin. Pas viteve të kaluara në Chingford Foundation School, Katie studioi për shkencat sportive në Middlesex University përpara se t’i dedikohej karrierës së personal trainer. Gjërat për të ndryshuan pak pas lindjes së vajzës së parë, Ivy në 2017. Që nga ai moment Goodland preferoi të lërë pak mënjanë karrierën e saj për t’iu dedikuar thuajse me kohë të plotë familjes që u rrit me shpejtësi në vitet pasardhëse. Në 2018, Ketie dhe Harry e zgjeruan familjen me vogelushen Vivienne, ndërsa në 2019 ata më në fund lidhën kurorë në altar. ‘U martova me shpirtin tim binjak, një prej ditëve më të bukura të jetës sime. Faleminderit që i bëre ëndrrat e mia realitet, je perfekt’-shkruante Katue në Instagram në atë kohë. Në 2020 lindi djali i tyre i parë Louis dhe më pas në 2023 erdhi në jetë edhe Henry.

Tani, përveçse është tifozja nr.1 e bashkëshortit të saj, Katie e ndan kohën mes familjes dhe impenjimeve të saj me Harry Kane Foundation, fondacioni përmes të cilit çifti synon të ndryshojë  mënyrën sesi brezat e rinj e konsiderojnë shëndetin mendor duke kontrastuar stigmën sociale dhe promovuar mirëqënien psikologjike

Top Channel