Kupa e Ligës/ Manchester City ‘djersit’ ndaj Brighton, kualifikohet pas gjuajtjes së penalltive
Anfield Road u bë dëshmitare e një ndeshjeje dramatike në Kupën e Ligës angleze mes Liverpool dhe Chelsea ku ishte skuadra e The Reds ajo që arriti të kualifikohet për më tej duke i mposhtur Blutë 7-5 me penallti pasi koha e rregullt përfundoi me barazimin 1-1.
Xabi Alonso kthehej si kundërshtar në Anfield përballë një tifozerie që e adhurontë kur si futbollist luante dhe triumfonte me The Reds për t’u larguar më pas i eliminuar.
Pjesa e parë u vendos nga dy penallti, nga një prej secilës skuadër. Fillimisht ishte Chelsea atij të cilit iu akordua një 11 metërsh që u ekzekutua nga Morgan Rogers që u tregua i saktë duke iu dhënë avantazhin 1-0 Bluve të Londrës. Kundërpërgjigjja e Liverpoolit erdhi në minutën e 43 kur ishte Gakpo që iu drejtua pikës së bardhë me holandezin që nuk gaboi dhe barazoi shifrat në 1-1.
Shifrat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë me Liverpool dhe Chelsea që iu drejtuan serisë së gjuajtjeve të penalltive për të përcaktuar skuadrën fituese. Seria e gjuajtjeve të 11 metërshave ishte një dramë më vete me të dyja skuadrat që gabuan nga dy herë dhe fituesi u përcaktua vetëm pas raundit të 8 të këtyre penalltive ku fatale për Blutë e Londrës ishte gabimi i Fofana i cili e dërgoi topin shumë lart portës së Mamadashvilit dhe kështu Liverpool preu biletën për në raundin e mëtejshëm të kompeticionit.
Top Channel