Manchester City djersiti ndaj brightonit por arriti të kualifikohej për në raundin tjetër të Kupës së Ligës. Në Etihad Stadium skuadrës së drejtuar nga Enzo Maresca iu desh të siguronte këtë kualifikim vetëm pas serisë së gjuajtjeve të 11 metërshave, pasi koha e rregullt përfundoi me barazimin 2-2.

Ishte Brightoni ai që zhbllokoi rezultatin me golin e Yalcouye në minutën e 30, por Citizens reaguan dhe në të 40 barazuan rezultatin në 1-1. Në pjesën e dytë skenari u përsërit me Brightonin që u rikthye në avantazh me golin e Rutter në minutën e 47 duke e çuar rezultatin 2-1.

Por edhe në këtë rast Manchester City arriti të kundërpërgjigjej duke barazuar në 2-2 me Victor Reis dhe me këto shifra u mbyllën 90 minutat e kohës shtesë dhe skuadrat iu drejtuan lotarisë së penalltive.

Në këtë pikë ishte portieri Rulli që bëri diferencën teksa priti dy penallti të Brighton dhe Manchester City fitoi këtë seri të gjuajtjes së penalltive 4-3 për të vijuar rrugëtimin në Kupën e Ligës angleze.

Top Channel