Zbulohen prapaskenat, Barcelona hyri në kontakte për Harry Kane gjatë Botërorit 2026
Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany e la spitalin ku ishte shtruar pas kolapsit të pësuar për shkak të irritimi i meningjeve. Lajmi u konfirmua nga drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë, Max Eberl përpara ndeshjes së Kupës së Gjermanisë mes Bayernit dhe Magdeburg.
‘Mendoj se është lajmi më i mirë për të gjithë ne-tha Eberl për ARD që më pas shpjegoi shkakun e kolapsit të trajnerit belg-Mjekët zbuluan se çfarë ishte; irritim i meningjiteve që shkaktoi incidentin e së premtes’.
Vincent Kompany e pësoi kolapsin gjatë një seance stërvitore të së premtes dhe fillimisht u fol për një infeksion viral, një virus që shpesh fshehin irritimin e meningjiteve.
‘Por tani Kompany është lejuar të shkojë në shtëpi për të plotësuar procesin e rehabilitimit atje-vijoi Eberl-rehabilitim për të do të thotë pushim dhe mjekim. Dhe unë jam shumë, shumë i sigurt se ai do të kthehet shumë shpejt në 100% të formës. Ai do të ketë të gjithë kohën që i nevojitet në dispozicion, gjithnjë e kemi thënë këtë. Për këtë arsye fola për çështje javësh që në fillim’.
Top Channel