Një grua me kombësi shqiptare ka informuar se bashkëshorti i saj i ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Policia ka arrestuar menjeherë të dyshuarin.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit ankuesja së bashku me tre fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Dhe ne Prizren është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, pasi nuk kishte lëndime të dukshme. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti i tyretë ndodhi në Pejë, ku është arrestuar një tjetër burrë se rrihte gruan. E dhunuara me vendim të prokurorit është derguar në një qendër sociale.
Top Channel