25 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit/ Ambasada amerikane në Tiranë nderon 2,977 viktimat: Nuk do ta harrojmë kurrë
Ambasada e Republikës së Kroacisë në Shqipëri, me mbështetjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje për Integrimin në Bashkimin Evropian” (EUIS) ka organizuar sot në qytetin e Beratit një tryezë diskutimi me të rinjtë e qytetit.
Ambasada e Kroacisë në Shqipëri takim me të rinjtë e qytetit: Ndërtojnë një të ardhme të përbashkët evropiane”,takimi ishte pjesë projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje për Integrimin në Bashkimin Evropian”. Ambasadori i Kroacisë,
Zlatko Kramarić: E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet vetëm në Tiranë, perspektiva e të rinjve nga Berati dhe nga çdo qytet tjetër i vendit është po aq i rëndësishëm.
Në titullin “Shqipëria dhe Kroacia, të rinjtë ndërtojnë një të ardhme të përbashkët evropiane”, në Qendra Multifunksionale Rinore në Berat, Unioni i Këshillave Studentorë të Shqipërisë është bashkuar me të rinjtë beratas, për të diskutuar rreth nevojave, mundësive dhe së ardhmes së rinisë shqiptare drejt asaj europiane.
Në tryezën e diskutimit, përveç drejtuesve të pushtetit vendor ka qenë i pranishëm edhe Shkëlqesia e Tij, z. Zlatko Kramarić, Ambasador i Republikës së Kroacisë në Shqipëri, Këshilltar në Ambasadën e Kroacisë si dhe përfaqësues të projektit EUIS.
Të rinjtë e Beratit diskutuan me përfaqësuesit e Ambasadës së Kroacisë rrugën evropiane të Shqipërisë, përfitimet e anëtarësimit në BE, përvojën e Kroacisë si anëtare e BE-së, si vendi i fundit i rajonit që ka përmbyllur procesin e anëtarësimit, si dhe mbështetjen e saj për Shqipërinë. Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për të rinjtë, përfshirë arsimin, mobilitetin, punësimin, zhvillimin personal dhe pjesëmarrjen aktive në shoqërinë evropiane.
“E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet vetëm në Tiranë. Perspektiva e të rinjve nga Berati dhe nga çdo qytet e komunitet tjetër i vendit është po aq e rëndësishme. Ky dialog është një mundësi jo vetëm për ta afruar informacionin mbi integrimin evropian me të rinjtë por edhe për të përcjellë më pranë institucioneve idetë, pritshmëritë dhe shqetësimet e tyre në lidhje me rrugëtimin evropian të Shqipëri”, ka thënë gjatë fjalës së tij Zlatko Kramarić, Ambasador i Republikës së Kroacisë në Shqipëri.
“Rruga e Shqipërisë drejt Evropës nuk është thjesht një destinacion që presim ta arrijmë. Është një udhëtim që po e ndërtojmë së bashku, hap pas hapi, me shpresë në zemër, vendosmëri në veprime dhe me të rinjtë në qendër të tij. Bashkia Berat i ka në fokus të rinjtë dhe përfshirjen e tyre në rrugën e evropiane, prandaj mbështet çdo iniciativë të tyre në këtë drejtim dhe jo vetëm”, ka pohuar kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Caca.
Kjo tryezë ishte nisja e një serie aktivitetesh, që do të zhvillohen me të rinjtë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë përgjatë Shtatorit, përkatësisht në Kukës, Tiranë, Pogradec dhe Shkodër.
Top Channel