Profesori i matematikës një humanoid? Rama: Kemi gjithnjë e më pak mësues

13/09/2026 11:52

Kryeministri Edi Rama ka folur për mungesën e mësuesve të matematikës dhe mundësinë që në të ardhmen teknologjia të zëvendësojë mësuesin në klasë.

Pjesë nga intervista në podkastin “FLASIM”:

Rama: “P.sh., ne kemi një problem që tanimë është i qartë, por asnjë gjasë nuk tregon që do të lehtësohet; përkundrazi, do të rëndohet. Ky është problemi i mungesës së mësuesve të matematikës. Njerëz për të shkuar të studiojnë ka gjithnjë e më pak. Mësuesit e matematikës janë ata nga e kaluara, që pak e nga pak po dalin në pension.

A duhet ta stimulojmë teknologjinë që ta bëjë teknologjia mësuesin e matematikës? Këtë problem e ka edhe Evropa, Italia, Franca. Nuk e kemi vetëm ne.

A është normale, e ligjshme, e dobishme apo e paudhë? Unë mendoj që kjo e ardhme është shumë e afërt.”

Mësuesi: “Është një gjë shumë e bukur. Mendoj që një mësues matematike mund të jetë një humanoid që të shpjegojë matematikën, të trajnojë edhe ata që kanë ngelur në matematikë. Kjo është e ardhmja, nuk kemi pse të frikësohemi.”

Rama: “Nuk frikësohem, se mungesa e dijes të bën më pak të trembur nga ajo që vjen vërdallë. Nuk është e rastit që trimat më të mëdhenj janë komplet injorantë. Në një kuptim, ka dhe një budallallëk në trimëri kur është puna tek informacioni. Kur nuk e di që zjarri të djeg, je trim mjaftueshëm që të shkosh ta prekësh me dorë.

Unë nuk kam frikë në këtë sens. Madje, ne jemi duke menduar për Diellën humanoide, për Diellën robot. Kam qenë shumë që gjërat normale të jenë komplet anormale”.

Top Channel