Në emisionin Top Talk të gazetarit Denis Dyrnjaja në Top Channel ditën e sotme ka qenë i ftuar ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Teksa po flisnin për reformën zgjedhore, Manjani ka bërë një propozim interesant duke u shprehur se duhet të kemi një sistem ku Shqipëria është një zonë elektorale.
Denis Dyrnjaja:
Çështja më e përfolur ditët e fundit në kontekstin politik është reforma zgjedhore kemi një komision të ngritur në parlamenti e Shqipërisë nga mazhoranca dhe opozita parlamentare.
Por, kemi edhe një iniciativë të opozitës për të krijuar edhe jo kontekstin e vet draftin e vet të ndryshimeve për reformën zgjedhore.
Tani çështja është që prap po shkojmë në dy paralele, si e sheh këtë situatë?
Ylli Manjani:
Para se të konkludojmë mbi paralelet, se nuk janë të vetmet paralele në këtë vend. Ajo që më intereson mua, mirë është që ta ndajmë me opinionin publik është, çfarë është thelbi i reformës zgjedhore? Çfarë duan të ndryshojnë? Çfarë thonë palët? Të dyja komisionet, apo 77-të partitë apo ku di unë se sa janë.
Të gjithë thonë ca deklarata që janë broçkulla, nuk kanë lidhje fare me reformën zgjedhore me gjithë respektin që kam për ata që kanë punuar në të dy kampet dhe janë për tu përshëndetur.
Por thelbi është që për çfarë ka nevojë Shqipëria sot?
Shqipëria ka nevojë për një reformë më të thellë ndonjëherë zgjedhore. Reformë e cila ka të bëjë me ndryshimin e sistemit zgjedhor, çfarë dua të them me këtë?
Është e kotë që në të harxhojmë kohë si do jetë komisioneri? Kush do të jetë numërues? Kush do jetë KQZ-ja? Si do emërohet, si shkarkohet, si vendoset? Një histori procedurash a thua se zgjedhjet në Shqipëri janë shpik për procedurat.
Çfarë ka thënë ODIHR-I? ODIRI ka thënë që sistemi juaj elektoral dëmton popullin shqiptar, ky është thelbi.
Gazetari: Si do ti bëjmë ndryshe?
Shqipëria ka nevojë të heq barrierat administrative, ta konsiderojë territorin e Shqipërisë 1 njësi zgjedhore dhe të bëhet votim proporcional në të gjithë territorin njëkohësisht.
Që do të thënë e thënë thjesht, një proporcional i thjeshtë kombëtar ku Shqipëria është një zonë elektorale ku vota si në Kukës si në Tiranë si në Konispol ka të njëjtën vlerë. Ju kujtoj që sot duhen 10 kuksianë që të barazojnë një votë në Tiranë.
Top Channel