E rëndë në Tiranë/ 12-vjeçarja abuzohet seksualisht nga tezja dhe djali i hallës, në telefonin e të miturës u zbuluan video intime dhe…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, komentoi në Top Story vendimin e Hagës për ish-liderët e UÇK-së.
Karamuço u shpreh se ‘Specialija’ u krijua për t’i bërë qejfin Rusisë dhe, sipas tij, në këtë mes është loja ruso-sllave.
“Shumica e dëshmitarëve janë spiunë të deklaruar të asaj kohe, të hetuar në atë kohë, sepse pati një gjë: gjatë luftës u hapën disa regjistra, u morën edhe të dhëna për bashkëpunimin me forcat serbe dhe BIA-n.
Ata spiunë që u dyshuan e përfunduan misionin e tyre duke dhënë dëshminë në Hagë.
E gjitha është një lojë e Serbisë.
Ajo gjykatë u krijua për t’i bërë qejfin Rusisë dhe aty është loja ruso-sllave. Ka pasur një strategji që në fillim për të korrigjuar gabimin e Boris Jelcinit, që e la Kosovën…
Dhe kemi një hambar të madh me spiunë. Madje, disa spiunëve që nuk i kemi dekonspiruar akoma, u kemi kënduar edhe këngë.
Nëpërmjet këtyre spiunëve është tentuar të paraqitet lufta sikur lufta çlirimtare ka qenë luftë civile. Dhe për këtë ka qenë një ushtri e tërë njerëzish të gatshëm për ta çuar deri në fund misionin, për t’i vënë pas hekurave. Dhe 90% kanë qenë shqiptarë.
Kjo është gjëja më e shëmtuar. Këta dëshmitarë janë sekretë. Zemra e Vuçiçit dje kërkonte maksimumin, por asnjë serb në gjithë këto vite nuk është dënuar.
Vetëm dy nga këta mund të dalin gjallë. Po këto i kalkulojnë këta?
A kemi pasur ne diplomaci të ndezur me të gjithë motorët për këtë çështje? Absolutisht fare. Në festat kombëtare, ambasadorja e Kosovës nuk i flet ambasadores shqiptare.
Më shumë Albini shkon në Maqedoni sesa në Shqipëri. Për hir të kësaj lufte duhej ta kishim bërë një sakrificë.
Prokuroria kishte marrë librin e Jakup Krasniqit, “Kthesa e Madhe”, një monografi letrare, dhe e kanë paraqitur si provë. Edhe drejtuesi politik, edhe ai i zbulimit, edhe udhëheqësi paskan qenë bashkë edhe për të vrarë, edhe për të torturuar”, u shpreh Karamuço.
Top Channel