“Liria ka emër”, Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së: Askush nuk ka të drejtë ta njollosë luftën për liri

17/09/2026 08:02

Pas vendimit së Hagës për dënimin me 81 vite burg për katër ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, ka reaguar edhe këngëtarja e mirënjohur nga Kosova Dua Lipa.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka shpërndarë dy postime të babait të saj, Dukagjin Lipa.

Në njërin prej tyre ishte shkruar mesazhi “Liria ka emër”, i shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në postimin tjetër të shpërndarë po nga babi i saj, shkruhej: “Liria është fitu me gjak, me gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën për liri. Askush nuk ka të drejtë ta njollosë luftën për liri. Askush nuk ka të drejtë të njollosë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe idealin e mijëra të rinjve e të rejave për lirinë që gëzojmë sot. UÇK është dhe gjithmonë do të mbetët simbol i lirisë dhe pavarësisë sonë. Liria ka emër.”

Në një tjetër postim të shpërndarë nga këngëtarja shkruhej: “1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1,024 fëmijë të vrarë, 20 mijë të dhunuar, 1,600 njerëz ende mungojnë”, shifra këto të lidhura me pasojat e luftës së Kosovës.

Top Channel