Gjykata e Hagës dënon me 81 vite burg për krime lufte liderët e UÇK-së. Prishtina “ngrihet në këmbë” për Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin, protesta para institucioneve

16/09/2026 17:40

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të katër janë shpallur fajtorë për një sërë krimesh lufte dhe janë dënuar me gjithsej 81 vite burgim.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite burgim.

Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burgim, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.

Hashim Thaçi – 25 vite burgim

Kadri Veseli – 18 vite burgim

Rexhep Selimi – 13 vite burgim

Jakup Krasniqi – 25 vite burgim

Në total, katër të akuzuarit janë dënuar me 81 vite burgim.

Trupi gjykues i shpalli katër ish-drejtuesit e UÇK-së penalisht u shpallën fajtor ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme, ndërsa gjykata i shpalli të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

Sipas aktgjykimit, krimet e konstatuara nga trupi gjykues ishin të rënda dhe të përhapura gjerësisht. Ato përfshinin 14 komuna të Kosovës dhe dy rrethe në veri të Shqipërisë.

Për Rexhep Selimin, trupi gjykues përcaktoi dënime të veçanta prej 6 vitesh për ndalim të paligjshëm, 2 vitesh për trajtim mizor, 8 vitesh për torturë dhe 11 vitesh për vrasje të paligjshme. Në fund, dënimi i njësuar u përcaktua në 13 vite burgim, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Jakup Krasniqi u dënua me 15 vite për ndalim të paligjshëm, 4 vite për trajtim mizor, 20 vite për torturë dhe 23 vite për vrasje të paligjshme. Dënimi i njësuar për të është 25 vite burgim, ku llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sa i përket Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, trupi gjykues i shpalli fajtorë për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Thaçi u dënua me 25 vite, ndërsa Veseli me 18 vite burgim.

Aktgjykimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë.

Përditësimet e live:

Top Channel