“E respektojmë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara”/ Reagon SHBA pas vendimit të Hagës: Të shmanget retorika nxitëse
Udhëheqësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut dhe një nga bashkëthemeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, e ka cilësuar si “të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes” aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Ahmeti bëri thirrje për maturi dhe unitet, duke kërkuar që të shmangen tensionet dhe përçarjet pas shpalljes së dënimeve.
Ai theksoi se të katërtit u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit dhe se pretendimet e mëhershme për trafikim organesh nuk u përfshinë në akuzat e këtij procesi.
“Këto janë fakte që duhet të kujtohen sa herë që dikush përpiqet ta paraqesë UÇK-në si ndërmarrje kriminale”, tha Ahmeti.
Ai shprehu bindjen se gjetjet për të cilat katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë, do të kundërshtohen në procesin e apelit.
“Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund”, shkroi Ahmeti në rrjetet sociale./ REL
Top Channel